Shkolla e Magjistraturës zhvillon në datat 29, 31 Tetor 2024 dhe në datë 5 Nëntor 2024, me grupe të ndryshme pjesëmarrësish aktivitetin trajnues me temë:
“Paanshmëria: Gjyqtari gjykon me paanësi, i lirë nga çdo lidhje, prirje ose paragjykim që ndikon, ose mund të duket se ndikon, në aftësinë e tij për të gjykuar në mënyrë të paanshme. Paanshmëria duhet të jetë e dukshme gjatë ushtrimit të funksioneve gjyqësore të gjyqtarit dhe aktiviteteve të tjera të tij në jetën private. Paanshmëria objektive, paanshmëria subjektive, paanshmëria funksionale dhe paanshmëria personale."
Aktiviteti zhvillohet pranë mjediseve të Shkollës së Magjistraturës.
Ky aktivitet drejtohet nga:
Ekspertë: Arben Isaraj ; Nurjeta Pogaçe
Qëllimi i këtij trajnimi është : Njohja dhe aftësimi i gjyqtarit, me rregullat dhe standardet kombëtare dhe ndërkombëtare mbi paanësinë.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Parimi i paanësisë. Kuptimi i paanësisë dhe anësisë. Shfaqje të anësisë. Llojet e paanësisë: a) Paanësia objektive; b) Paanësia subjektive; c) Paanësia funksionale; d) Paanësia personale. Pavarësia, paanësia dhe integriteti. Paanësia dhe konflikti i interesit. Doktrina e domosdoshmërisë.
- Çfarë do të thotë paanësi e gjyqtarit? Cilat janë llojet e paanësisë gjyqësore? A është konflikti i interesit “abuzim me pushtetin” nga gjyqtari? Si shfaqet dhe perceptohet konflikti i interesit tek gjyqtari? Si shmanget konflikti i interesit nga gjyqtari? Kur heq dorë nga gjykimi i çështjes gjyqtari?
- Projekt Kodi i sjelljes gjyqësore i Bangalore-s, 2001. Rezolutë e Këshillit të Evropës mbi Etikën Gjyqësore. Konkretisht Art. II. Paanshmëria.
- Praktika gjyqësore ilustruar me Vendime të GJEDNJ.
Në këtë aktivitet trajnues janë ftuar të marrin pjesë kandidatë për magjistratë të vitit të tretë, gjyqtarë dhe prokurorë të Republikës së Shqipërisë.